Ndërprerja e gërmimeve në Rashkë, serbet synojnë përfitime

Kosova

Ndërprerja e gërmimeve në Rashkë, serbet synojnë përfitime

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 13:35

Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur ka shqyrtuar hapat e mëtutjeshëm të këtij Komisioni dhe partnerëve të involvuar lidhur me gërmimet në Rudnicë të Rashkës, pas ndërprerjes së punimeve më tre korrik nga pala serbe e angazhuar në këtë proces, me arsyetimin se nuk kanë mjete financiare.

Kryetari i Komisionit, Prenkë Gjetaj, thotë se kanë njoftuar përfaqësuesit e ambasadës amerikane, dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, dhe nëse pala serbe nuk përgjigjet do t’i bëhet presion përmes ndërkombëtarëve.

Gjetaj: Vazhdojnë ta luajnë lojën e zhvaritjes edhe më tutje

“Orientimisht ata nuk thonë i kem ndërpre, por përkohësisht, por megjithatë kjo është ndërprerë, nuk e dimë a do të fitojnë donacionin apo jo, nëse se fitojnë donacionin do të thotë ata vazhdojnë ta luajnë lojën e zhegitjes edhe matutje”, shprehet Gjetaj.

Prenkë Gjetaj thotë se pala serbe ka ndërprerë punimet në prag të fillimit të gërmimeve në lokacionin e tretë, duke e vlerësuar si skandaloze dhe të dhimbshme.

Gjetaj: Mbase fshehet edhe ndonjë plan tjetër

“Momentin kur i afroheshim vendit aty ku mund të gjendeshin ata bënin ndërprerje,një, e dyta sigurisht se synojnë në këtë fatkeqësi edhe të përfitojnë. Mirëpo, mbase fshehet edhe ndonjë plan tjetër edhe ndonjë qëllim tjetër. Më së keqi do të ishte nëse e kanë ndërprerë për shkak të nevojës për pushime, pa na njoftu, sepse momentin kur kanë rifillu punimet në prill të këtij viti, është premtu që s’do t’ketë ndërprerje. Ne i kem tolerua disa ndërprerje, por nuk mund të tolerojmë një ndërprerje, e cila në momentet kur familjarët janë me vesh të drejtuar për marrje të ndonjë informate për më të dashurit e tyre, të ndërprehet. Kjo është skandaloze e dhimbshme, s’ka fonde, s’ka mjete. Me thanë të drejtën aty nuk ka nevojë shumë kapacitete teknike edhe pse ata thonë se është shumë vështirë”, thotë ai.

Bajram Qerkini, përfaqësues i Asociacionit të Familjarëve të personavetë Pagjeturnë Komisionin Qeveritar për Personat e Pagjetur, në këtë takim ka kërkuar që të vazhdojnë gërmimet edhe në pjesën veriore të Kosovës.Komisioni ka shqyrtuar edhe përgatitet për shënimin e 30 gushtit, ditës ndërkombëtare për persona të zhdukur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat