Sheshi “Car Llazari” një tronditje e re për Kosovën!

Kosova

Sheshi “Car Llazari” një tronditje e re për Kosovën!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 9 korrik 2014 Në ora: 17:18

Punëtorët e “Novi Pazar Put” kanë filluar të mërkurën rreth orës 09:40 prerjen e asfaltit dhe punimeve tjera për fillimin e ndërtimit të sheshit “Car Llazar” në veri të Mitrovicës. Situatën e kanë vëzhguar edhe shumë qytetarë serb të veriut si dhe shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Mentor Vrajolli, thotë se, siç dihet për momentin Kosova ndodhet në një situatë kur nuk ka Qeveri të mandatuar e kjo që tani kemi është vetëm Qeveri në detyrë, por pavarësisht faktit si do të rezultojë koalicioni i ardhshëm qeveritar, Qeverisë se tanishme i mungon votëbesim për të marrë masa konkrete që shpijnë drejt marrjes së situatave të tilla serioze nen kontroll.

“Andaj si duket serbet në veri të Kosovës si dhe Serbia janë duke u munduar që ta shfrytëzojnë në maksimum amullinë institucionale i shkaktuar si zgjedhjeve (respektivisht kohëzgjatjes se numërimit të votave si dhe procedurave që do të hasim në vijim në krijimin e koalicionit të ri Qeveritar) për të krijuar probleme dhe për të bërë hapa mbrapa në progresin e arritur gjatë viteve të fundit në këtë pjesë të vendit, ku po ja arrit qëllimin”, thotë Vrajolli per gazetën “Bota sot”.

Ai thekson se, zbrazëtira institucionale që tani mbretëron në Kosovë është duke ndikuar negativisht në zhvillimet në vend.

Si rrjedhojë është më rendësi që gjithë faktorët institucional dhe politik të angazhohen seriozisht që sa më parë Kosova të ketë një Qeveri legjitime të mandatuar nga Kuvendi i Kosovës e cila do të jetë në gjendje të marrë veprime të përgjegjshme dhe legjitime për të u ballafaquar me provokimet që po shfaqen atje”, vlerëson ai.

Vrajolli pohon se, çdo zgjatje e procesit të mandatimit të Qeverisë së re të Kosovës do të ketë pasoja negative dhe kthim prapa në integrimin e veriut të vendit.

“Kjo nënkupton se është interes kombëtarë që Qeveria e Kosovës të formohet sa më parë. Si rrjedhojë, nga lidershipi i Kosovës pritet që pa humbur kohë të gjejnë zgjidhjet e duhura për krijimin e Qeverisë së re e cila do të shpie drejt intensifikimit të përpjekjeve për rikthimin nën kontroll të situatës në veri të Kosovës”, thotë Vrajolli.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat