Donika Gërvalla: Isa Mustafa po e shkatërron LDK’në

Kosova

Donika Gërvalla: Isa Mustafa po e shkatërron LDK’në

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 16:46

Vajza e Jusuf Gërvallës, Donika, ka kërkuar të ndalet shkatërrimi i LDK’së derisa ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Isa Mustafës.
Sipas saj, Isa Mustafa për qëllime të turpshme personale po e çon LDK’në drejt shkatërrimit.

Lexojeni të plotë reagimin e Donika Gërvallës

Kush dëshiron të ndal shkatërrimin e LDK-së duhet të ngrejë zërin tani

Ekipi i Brazilit u shkatërrua dje nga ekipi kombëtar gjerman për shkak se e ka humbur kulturën e tij të lojës dhe bërthamën e tij të vërtetë. Kështu do të shkatërrohet edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nëse vazhdohet rruga e turpshme e Isa Mustafës, rruga e shitjes së kësaj partie për interesa dhe karrierë personale.

Edhe bazilianët deri dje besonin që do të bëhen kampionë bote dhe përfunduan me një katastrofë të vërtetë. Shembulli i djeshëm tregon se nuk mund të jetohet vetëm me të kaluarën, duke u zbukuruar me emra të huazuar.

Kush i shet idealet e Kryetarit Rugova dhe partinë e tij e copëton, e detyron të hyjë në një kulm me kriminelë, ka humbur çdo autoritet. Jo vetëm tek unë. Këta njerëz duhet të vihen në kërkim të një fytyre. Fytyra e tyre iu ka shkuar.

Kush rrezikon shkatërrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka humbur të drejtën për t’u mbështetur. Ata që duan të shpëtojnë LDK-në duhet të dalin tani nga skutat dhe të ngrenë zërin e tyre.

Eshtë shprehje e një cinizmi të shfrenuar të thirresh në emrin e Kryetarit Rugova, ndërkohë që je duke shkatërruar idealet e tij, idealet për një shtet, i cili meriton respektin e qytetarëve të vet dhe të miqve tanë. Isa Mustafa asnjë herë nuk ishte mik i Kryetarit Rugova, përkundrazi e ka luftuar për vite radhë. Tani është rrezik që të shkatërrojë edhe veprën e tij. Mendim Rugova ka të drejtë: Kosovës i nevojitet një ideal. Për ta realizuar këtë ideal, Kosovës i nevojiten politikanë të përgjegjshëm, njerëz me karakter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat