Haraqija: Edhe unë kam ndihmuar njerëz për viza sa isha ministër

Kosova

Haraqija: Edhe unë kam ndihmuar njerëz për viza sa isha ministër

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 20:57

Astrit Haraqija ka thënë se sa ka qenë në pozitën e ministrit të Kulturës, edhe ai u ka ndihmuar njerëzve për të marrë viza.
Duke folur për rastin e Ukë Rugovës, Haraqija ka thënë në “Rubikon” të KTV’së, se ky rast është politik.

Ai ka thënë se i ka “suportuar për viza shumë njerëz, ashtu siç i ka suportuar edhe Ukë Rugova”. Në këtë mënyrë, ka thënë Haraqija, nuk është bërë kontrabandë me njerëz e as viza false, pasiqë siç ka thënë ai, ato viza janë nënshkruar nga ambasadori italian në Kosovë.

“E kam ditë prej ditës së parë që është një gjykim politik. Lojërat politike, fatkeqësisht po i bëhen familjes Rugova. Shumica prej neshë kemi suportuar për viza, edhe unë personalisht kam suportuar për viza. Ukë Rugova ka nënshkruar vizat për t’i suportuar njerëzit. Nuk mund të thuhet se është bërë trafikim me qenie njerëzore me viza që i ka nënshkruar ambasadori Giffoni”, ka thënë Haraqija.

Ai ka thënë se kjo është lojë politike dhe në të janë të involvuar njerëz nga të gjitha partitë politike.

“Pra, u kuptua që është një rast politik. U vërtetua edhe me këtë rastin e dytë, riarrestimi që u bë pas zgjedhjeve. Prej zgjedhjes së 2010’tës ka filluar fushata kundër Ukë Rugovës”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat