Dëshmitari A: Kështu më malltretuan ushtarët e UÇK’së në Drenicë

Kosova

Dëshmitari A: Kështu më malltretuan ushtarët e UÇK’së në Drenicë

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 16:47

Në Gjykatën Themelore në Mitrovicën e Veriut ka vazhduar seanca ndaj grupit të parë të rastit Drenica.
Dëshmitari A ka vazhduar me dëshminë e tij duke treguar për maltretimet që pretendon se i janë bërë në qendrën e ndalimit në Likoc, sepse UÇK-ja e kishte konsideruar si spiun të Serbisë.

“Në krahun e majtë afër bërrylit kam lëndime, syrin e djathtë e kam shumë të dëmtuar sikurse edhe veshin e majtë. Në dy anët e trupit kam nga 3 brinjë të thyer. Plagë të hapur kam ende në organet gjenitale”, ka rrëfyer dëshmitari i mbrojtur i pyetur nga Prokurori i çështjes rreth ngjarjeve në Likoc, raporton KTV.

Dëshminë e tij ai po e jep përmes videolinkut ndërkaq në ekran kanë mundësi ta shohin vetëm trupi gjykues, të akuzuarit dhe avokatët mbrojtës.

Seanca po vazhdon e marrjen në pyetje të Dëshmitarit A pritet ta nis mbrojtja e të akuzuarve, Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Sabit Geci, Jahir Demaku, Ismet Haxha, Sahit Jashari dhe Avni Zabeli.

Që të gjithë akuzohen për krime lufte të kryera si komandantë e ushtarë të UÇK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat