Ramadani: Vërtetë ka dritë në fund të tunelit - ndryshimi rrënjësor

Kosova

Ramadani: Vërtetë ka dritë në fund të tunelit - ndryshimi rrënjësor

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 15:14

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani ka thënë se kryeministri në largim, Hashim Thaçi po e sheh se vendit dhe qytetarëve të Kosovës mund ti kthehet shpresa për një jetë në të mirë dhe barazi para ligjit.

“Është e vërtetë që të gjithë po shohim dritën në fund të tunelit. Marrëveshja e 10 qershorit është shpresa për forcimin e shtetit dhe demokracisë.
Kryeministri në largim, z. Thaçi paska përmendur dritën në fund të tunelit. Normalisht! Edhe ai tashmë po e sheh se këtij vendi dhe populli mund t'i kthehet shpresa, mund t'i kthehet mundësia për jetë më të mirë dhe për barazi para ligjit. Edhe ai tashmë duket se po bindet se largimi i tij nga Qeveria është çështje e kryer”, ka thënë Ramadani.

Poashtua, ai ka thënë se qeverisja e Thaçit për shtatë vite e futi Kosovën në një tunel, prandaj ndryshimi rrënjësor që po vjen është drita në fund të tunelit.

“Për shtatë vjet me radhë, ishte pikërisht z. Thaçi dhe qeveria e tij që futi Kosovën në një tunel. Dëmtoi dukshëm demokracinë, shkatërroi shpresën e qytetarit, shkeli plotësisht konceptin e barazisë para ligjit, rriti korrupsionin, bashkëjetoi me krimin e organizuar, dekulturalizoi vendin, zhvelftësoi arsimin, infektoi shëndetësinë dhe izoloi Kosovën.

Prandaj, ndryshimi rrënjësor që po vjen është drita në fund të tunelit. Qeveria e duarve të pastra dhe rendit e ligjit. Ky është ndryshimi”, ka shkruar Ramadani në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat