Hoxhaj në Strasburg, kërkon anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova

Hoxhaj në Strasburg, kërkon anëtarësim në Këshillin e Evropës

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 14:37

Ministri i jashtëm i Kosovës në detyrë, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Strasburg të Francës, është takuar me zyrtarë të lartë të Këshillit të Evropës dhe të Komisionit të Venedikut, tri javë pas anëtarësimit të Kosovës me të drejta të plota në këtë institucion, njofton Ministria e jashtme e Kosovës.

Zoti Hoxhaj sot është takuar me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, me të cilin ka biseduar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në këtë organizatë.

“Nuk mund të ketë integrim të plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian, pa anëtarësimin e saj fillimisht në Këshill të Evropës”, tha Enver Hoxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat