Kallëzohen penalisht 160 persona për Testin e Maturës. Ja emrat e tyre

Kosova

Kallëzohen penalisht 160 persona për Testin e Maturës. Ja emrat e tyre

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 17:38

Ministria e Arsimit ka ngritur kallëzim penal për 160 persona të cilët dyshohet se kanë qenë të involvuar në manipulim të Testit të Maturës, ndërsa edhe 18 maturantë janë identifikuar si manipulantë të këtij testi.
Nga 42 mijë maturantë vetëm 21 mijë e 918 prej tyre kanë kaluar pjesën e parë të Testit të Maturës Shtetërore.
Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për medie zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Nehat Mustafa.
“Sukses pozitiv kanë arritur 52. 5 për qind të maturantëve, të cilët i janë nënshkruar provimit në gjuhën shqipe, 34. 6 për qind maturantë nga testi në gjuhën boshnjake dhe 51. 1 për qind maturantë nga komuniteti turk”, tha Mustafa.
Ai ndër tjerash tregoi se MAShT-i ka identifikuar 18 maturantë ndaj të cilëve do të marrë masa dhe të cilëve do t’u ndalohet hyrja në maturë për 3-5 vjet, ashtu siç parashihej me udhëzimin administrativ të kësaj ministrie.
Zëvendësministri Mustafa pohoi se MAShT-i ka ngritur kallëzim penal ndaj 160 personave që sipas tij janë të dyshuar për manipulim të testit të parë të maturës.
KALLXO.com ka siguruar kallëzimin penal me emrat e 160 personave të cilët janë dorëzuar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
Gjatë kësaj konference MASHT-i po ashtu bëri të ditur se të martën do të hapet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat