Ahmeti i habitur me ata që iu gëzuan “dështimit” të alarmit

Kosova

Ahmeti i habitur me ata që iu gëzuan “dështimit” të alarmit

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 00:46

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shprehur i habitur me njerëzit që, siç thotë ai, “i janë gëzuar faktit se alarmi nuk është dëgjuar në të gjithë qytetin”.

Fjala është për alarmin i cili ka për qëllim njoftimin e qytetarëve se si duhet vepruar në raste të fatkeqësive natyrore.

Paska njerëz të gëzuar që alarmi nuk qenka dëgjuar në gjithë qytetin, për të ju gëzuar çfarëdo lajmi të keq që po e kërkojnë në komunën e Prishtinës. Të tilla lajme nuk do të gjejnë. Ka arsye pse testohen alarmet, pikërisht për të përmirësuar atë, posaçërisht në qytetin ku nuk ka funksionuar qe 15 vite”, ka shkruar Ahmeti në Faceboook, raporton koha.net.


Më tej, ai ka shtruar një pyetje: “A do të gëzoheshin këta njerëz në rast fatkeqësie?”.


“Nuk do të ndalemi deri në bërjen e qytetit!”, ka përfunduar Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat