Thaçi nuk po bën oferta për krijimin e qeverisë

Kosova

Thaçi nuk po bën oferta për krijimin e qeverisë

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 15:37

Për dallim prej zyrtarëve të partisë së tij të cilët po thonë se PDK do ta formojë qeverinë e re duke u bërë oferta partive të koalicionit, Hashim Thaçi nuk po e bën këtë. Në një postim në Facebook ai ka thënë se në ditët e ardhshme pritet konstituimi i Kuvendit.
Më poshtë mund të lexoni postimin e Thaçit.

Pas certifikimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ, u vërtetua fitorja madhështore e Partisë Demokratike të Kosovës dhe projektit MISIONI I RI.

Ndihem krenar si kryeministër i vendit dhe si kryetar i PDK-së që këto zgjedhje ishin më të mira të organizuara në Kosovë.

I falënderoj qytetarët e Kosovës për kulturën e tyre politike në procesin zgjedhor dhe besimin e tyre në projektin fitues MISIONI I RI.

Në ditët e ardhshme presim konstituimin e Kuvendit te ri dalur nga zgjedhjet. Edhe njëherë dua t'i siguroj të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë përkrahur MISIONIN E RI se me vendosmërinë më të madhe do të punojmë si qeveri e re, në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetues.

Fillimi i ndërtimit të autostradës Prishtinë Shkup, "Arben Xhaferi", projekt tjetër historik, ka shënuar fillimin e implementimit të MISIONIT TË RI. HTH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat