S’ka adresë për dosjen e kushtetutëbërjes

Kosova

S’ka adresë për dosjen e kushtetutëbërjes

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 08:03

Kurrkush nuk e di me saktësi se ku ndodhet materiali voluminoz që tregon diskutimet në punën përgatitore të hartimit të Kushtetutës së Kosovës. Në Kuvend nuk ndodhet, e në Qeveri nuk dinë me saktësi nëse e kanë diku.
Kur interpreton nene të Kushtetutës, Gjykatës Kushtetuese i hyn në punë ky dokumentacion, që njihet me termin francez “travaux preparatoires”.

Aty përfshihen transkriptet, propozimet e hartuara nga grupet punuese, drafti i Kushtetutës si tërësi, draftet e kapitujve veç e veç, materialet nga udhëtimet jashtë vendit, materialet nga seminaret e punëtoritë, të gjitha transkriptet, e të tjera materiale, shkruan Koha Ditore.

Ky dokumentacion konsiderohet shpesh i dobishëm në sqarimin e qëllimeve të një norme. Kjo për shkakun se ka dy lloje klasike të interpretimeve të një dispozite – interpretimi literal (në germë) dhe interpretimi integral (në frymë). Dhe, për arsye të sanksionimit të parimeve dhe për shkak të kondensimit frazeologjik, kushtetuta, ndryshe nga aktet nënligjore, interpretohet në frymë. Metodika e interpretimit në frymë si burim parësor faktesh ka pikërisht “travaux preparatoires” (procesverbalet e diskutimeve).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat