Ezren Vraniqi kapet me ish aktivistin e Vetëvendosjes Petrit Zogaj

Kosova

Ezren Vraniqi kapet me ish aktivistin e Vetëvendosjes Petrit Zogaj

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 18:58

Duket se Vraniqit nuk i ka pëlqyer pse ish-aktivisti i Vetëvendosjes, Petrit Zogaj me organizatën “FOL” e ka bërë Albin Kurtin Kryeministër për zbatimin e Marrëveshjeve me Brukselin
Militantët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk durojnë kritikën. Në momentin që dikush kritikon Albin Kurtin në ndihmë i dalin vartësit e tij.

Kështu, Erzen Vraniqi, Sekretar i Sekretariatit për Media në VV, ka reaguar pas një kritike të ish-anëtarit të Lëvizës Vetëvendosje, Petrit Zogaj.

“Petrit Zogaj nga "organizata e tij e pavarur politike" gjen kurajo të tallet dhe ofendojë Albin Kurtin dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! duke dashur ta neutralizojë subjektivitetin tonë dhe rezistencën ndaj marrëveshjes më të dëmshme të Kosovës, atë të 19 prillit. Për më tepër, ai e vën Albinin në një rresht me Hashim Thaçin, personin që e ka degraduar Kosovën politikisht, ekonomikisht dhe si territor!”, ka shkruar Vraniqi.

Petrit Zogaj për një kohë ka qenë aktivist dhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në një qytet periferik të Kosovës siç është Malisheva prej nga vjen edhe ky ish-aktivistë i Albin Kurtit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat