Gjetaj: Serbët thonë se nuk ka fonde për punën në Rudnicës

Kosova

Gjetaj: Serbët thonë se nuk ka fonde për punën në Rudnicës

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 10:04

(E plotësuar) - Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur te Republikës se Kosovës, Prenkë Gjetaj ka thënë se punimet në lokacionet e Rudnicës janë ndërprerë për shkak që serbet thonë se mungojnë fodet. Sipas tij, ky veprim i serbëve është krim.

Ndërprehen punimet nga pala serbe në Rudnicë

Edhe pse në fazën përfundimtare, pala serbe ka ndërprerë punimet në lokacionet e Rudnicës. Kjo u bë e ditur nëpërmjet një njoftimi të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, kryetari i së cilit sot pritet të mbajë një konferencë për media, lidhur me ndërprerjen e punimeve,për të cilat nuk dihet deri tash.

Ndryshe, në lokacionin e parë, ku nisen gërmimet më 23 prill, zyrtarisht është mbyllur puna sepse aty ekspertët thonë se nuk ka më trupa. Janë gjetur rreth 50 trupa, 45 prej tyre janë relativisht të mbledhur mirë dhe 87 mbetje mortore, që pas analizave të ADN-së, mund t’u bashkëngjiten trupave, por mund të jetë edhe ndonjë person i ri. E krejt këto mostra të ADN-së do të dërgohen në një nga laboratorët më të sofistikuar për këtë, në Bosnje e Hercegovinë, konkretisht në Komitetin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat