Avdullah Hoti: LDK nuk po negocion me PDK’në për formimin e qeverisë

Kosova

Avdullah Hoti: LDK nuk po negocion me PDK’në për formimin e qeverisë

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 22:28

Në disa media është raportuar, se PDK dhe LDK kanë nisur negociatat për formimin e një koalicioni për qeverisje.
Mirëpo këtë lajm e ka demantuar Avdullah Hoti, i cili ka thënë se LDK nuk po negocion me PDK’në.

Ai ka shkruar në Facebook se LDK tashmë ka formuar koalicionin që do të qeverisë vendin.

Ja edhe reagimi i Hotit ndaj një raporti të Rrokum TV:

“LDK nuk po negocion me PDK. LDK tashme e ka formuar koalicionin qe do te qeverise ne mandatin e ardshem. Duket Rrokum TV ka rene pre e dezinformatave te "sherbimit per agjitacion e propagande" te PDK-se. Rrokum TV nuk mund te rrise shikueshmerine keshtu. Duhet te gjeje diqka me te besueshme per tu thene qytetareve”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ja edhe raporti nga Rrokum tv në lidhje me negociatat mes PDK’së dhe LDK’së.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike janë duke negociuar për formimin e një koalicioni dhe formimin e qeverisë. Burime të TV Rrokumit brenda PDK-së kanë bërë të ditur se kanë filluar negociatat mes PDK-së dhe LDK-së dhe se shumë shpejt është i mundshëm formimi koalicionit mes dy partive ma të mëdha në vend.

Të njëjtat burime kanë thënë se edhe nëse nuk mund të arrihet marrëveshje mes këtyre dy partive për formimin e qeverisë, PDK është duke negociuar me deputetë të LDK-së për të marr përkrahjen e tyre veç e veç.

“Tashmë këtë përkrahje e ka nga një numër deputetësh, të pakënaqur me koalicionin e bllokut opozitar”, raporton Rrokum.

Megjithatë, i njëjti burim thotë se PDK ma së largu deri të hënën ka me e formalizu punën e koalicionit apo të numrave.

Gjatë ditës, Rrokum i ka kontaktuar disa zyrtarë të Lidhjes Demokratike për qëndrimin e tyre për këtë çështje, por kjo ka qenë e pamundur.

Ndërsa, Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, vlerëson se PDK e ka vetëm një mundësi për me arrit me e ba qeverinë: me i mbledh votat e deputetëve të partive tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat