Krasniqi: Skenari i Krimesë në Veri

Kosova

Krasniqi: Skenari i Krimesë në Veri

Më: 22 qershor 2014 Në ora: 17:04

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se uron që një skenar i tillë të mos ndodhë në Kosovë, por se mbetet i shqetësuar për rikthimin e xhandarmërisë në Kosovë.

“Nëse është e saktë informata e Kosovapress-it se mbrëmë nga Serbia kanë hyrë në Kosovë rreth njëqind pjesëtarë të xhandarmerisë serbe,( sigurisht me rroba civile), kjo tregon se po testohet skenari i Krimesë, ku ushtarët rusë u futën si civilë, deri sa e aneksuan territorin”.
“Unë gjithsesi uroj që hipoteza ime të jetë gabim! Por, rikthimi kaq haptas i xhandarëve të Serbisë në territorin tonë, për mua mbetet shqetësues, sepse e shoh si pjesë të skenarit ogurzi për aneksimin e veriut, veçmas në rast të bllokimit të shtetit të Kosovës në luftën e brendshme politike”, ka shkruar Milazim Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat