Çitaku vizitoi komunën e Fushë Kosovës

Kosova

Çitaku vizitoi komunën e Fushë Kosovës

Më: 24 prill 2014 Në ora: 12:13

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, sot e ka vizituar komunën e Fushë Kosovës dhe është takuar me kryetarin e komunës, Burim Berisha. Me Kryetarine Komunës, ministrja Çitaku ka biseduar për detyrimet dhe angazhimet që dalin nga procesi i integrimeve evropiane të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu me rastin e këtij takimit Ministrja Çitaku dhe Kryetari Berisha kanë diskutuar për thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të nivelit qendror dhe atij lokal, procesin e liberalizimit të vizave , me fokus të veçantë u diskutua në ri-integrimin e personave të ri-atdhesuar,trajtimin e dukurisë së migrimit të parregullt, financimin e projekteve IPA në nivel komunal si dhe akomodimin e bursistëve nga programi i Young Cells Scheme, në Admisnistratën Komunale, tema këto të cilat janë me interes për integrimin e vendit dhe fuqizimin e bashkëpunimit bilateral në mes pushtetit lokal dhe ministrisë së Integrimit Evropian.

Ministrja Vlora Çitaku, ka premtuar ndihmën e ministrisë që udhëheq , për t`i përballuar sfidat e riatdhesimit të qytetarëve të komunës, si dhe do të angazhohet në qeveri për përmirësimin e kushteve ligjore e të tjera për zhvillim ekonomik dhe në kuadër të kësaj për krijimin e klimës më të mirë për investitorët.

“Është në interesin e të gjithëve që të përmbushim kriteret që kërkon BE-ja për integrim, sepse integrimi evropian i Kosovës bëhet në Fushë Kosovë , Prishtinë e gjetiu, duke i kryer detyrat që na takojnë dhe jo në Bruksel, Berlin, Paris”, ka thënë Çitaku.

Kurse, kryetari Berisha , e ka falënderuar Ministren Çitaku për vizitën e saj dhe shprehu gatishmërin e tij për të bashkëpunuar me nivelin qendror, në mënyrë që të shtyhen përpara të gjitha proceset që kanë të bëjnë me Integrimet Evropiane. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat