Kryesuesi i OSBE-së viziton Beogradin, Tiranën dhe Prishtinën

Kosova

Kryesuesi i OSBE-së viziton Beogradin, Tiranën dhe Prishtinën

Më: 24 prill 2014 Në ora: 08:40

Shefi i diplomacisë zvicerane dhe Kryesuesi i radhës i OSBE-së, Didier Burkhalter me 24 dhe 25 prill do të vizitojë Beogradin, Tiranën dhe Prishtinën, për t''u takuar me udhëheqës politikë dhe për të diskutuar angazhimin e Zvicrës në rajon si kryesuese e OSBE-së.

Pajtimi dhe bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor janë ndër prioritetet e kryesimit të OSBE-së nga Zvicra, që mbështetet në angazhimin e kamotshëm të këtij vendi në nxitjen e paqes në këtë pjesë të botës, tha Burkhalter në prag të kësaj vizite. Pas Beogradit dhe Tirnës nesër ai do të mbërrijë në Prishtinë ku do të takohet me Presidenten Jahjaga dhe Kryeministrin Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat