FAK-u, pastaj zgjedhjet

Kosova

FAK-u, pastaj zgjedhjet

Më: 24 prill 2014 Në ora: 08:38

Pas miratimit të Gjykatës Speciale dhe vazhdimit të mandatit të EULEX-it, në agjendën e kryeministrit Hashim Thaçi mbetet miratimi i Ligji për Forcat e Armatosura të Kosovës, para se të shkohet te vendimi eventual për zgjedhjet e parakohshme.

Ky Ligj dikton edhe nevojën e disa ndryshimeve kushtetuese në mënyrë që të bëhet transformimi i FSK-së në FAK. Hapja e kushtetutës do ta sjellë sërish në opsion edhe idenë e pakicave që të vazhdohen ulëset e rezervuara edhe për një mandat. Deshi apo nuk deshi, Kuvendi i Kosovës do të detyrohet të marrë një qëndrim për apo kundër edhe për këtë çështje, ngase votat e pakicave do të jenë të domosdoshme për transformimin e FSK-së në FAK.

Sipas një agjende që kishin përcaktuar në marrëveshjen e tyre të 14 shkurtit, liderët e PDK-së dhe LDK-së, Hashim Thaçi e Isa Mustafa, parashihnin që të gjitha çështjet, sipas tyre me rëndësi, të përmbylleshin dhe më pas të caktohej data e zgjedhjeve, që sipas pretendimeve të tyre i binte diku në mesin e muajit qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat