Milosheviqit iu bashkuan proletarët e Shqipërisë dhe të LPK-së

Kosova

Milosheviqit iu bashkuan proletarët e Shqipërisë dhe të LPK-së

Më: 22 prill 2014 Në ora: 17:23

Në korrik të vitit 1990 nga kuvendi i Kosovës u shpall mëvetësia nga Serbia dhe me 7 shtator të po atij viti u aprovua kushtetuta e Kosovës që përcaktonte Kosovën
Republikë.
Kuvendi i atëhershëm mbajti edhe një varg mbledhjesh deri në zgjedhjet e para plurale të Republikës së Kosovës me ç’rast u zgjodhën edhe organet drejtuese të shtetit, si presidenti dhe qeveria me resorët e tyre.
Kosova e përballur me okupimin e egër të Serbisë u detyrua që një pjesë e institucioneve të saja që nga shtatori i vitit 1990 të vendoset në ekzil.
Të gjitha këto ndryshime që ndodhën deri më tani i mirëpriti populli i Kosovës, bile delegatët e kuvendit të Kosovës i quajti heronj.
Por, krahas Serbisë që s’i pranonte këto vendime u gjenden fatkeqësisht edhe shqiptarë që assesi s’i pranuan këto vendime siç ishin LPK-ja dhe disa minorë, vetëm e vetëm se vetë s’ishin protagonistë të saj, sepse shtireshin gjoja kanë dalë në vendet perëndimore për ta bërë Kosovën Republikë!...

Stërvitja e komandove të para në Shqipëri

Në vitin 1991 nga strukturat shtetnore të Kosovës filloi edhe përgatitja për atë më të keqen që parashihej, që mund të ndodhte, pra përgatitja e njerëzve të vullnetit të mirë për t’i dalë zot atdheut edhe me armë në dorë dhe se në marrëveshje me organet shtetërore të Shqipërisë, u arrit ujdia që në kazermat e ushtrisë shqiptare të stërviten komandot e para, që pas kësaj do ta shtrinin aktivitetin e tyre gueril në tërë Kosovën.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat