Marshi i fitores së LDK-së, takime mobilizuese me degët, nëndegët, qytetarët

Kosova

Marshi i fitores së LDK-së, takime mobilizuese me degët, nëndegët, qytetarët

Më: 18 prill 2014 Në ora: 22:29

“Bota sot” ka mësuar agjendën e aktiviteteve të LDK-së gjatë ditëve në vijim. Tubimet në strukturat e degëve dhe nëndegëve të LDK-së po bëhen në formë e qasje bazuar edhe në angazhimet e kryetarit Isa Mustafa. Tubime të LDK-së po zhvillohet në Prishtinë, Prizren, Suharekë, Malishevë, Kamenicë, Gjilan, Viti, Lipjan, Ferizaj, Obiliq, Junik, Pejë, Podujevë, Mitrovicë, Vushtrri, Istog, Klinë, Kaçanik, Hani i Elezit, Dragash, Rahovec, Shtime,etj. Degët po organizojnë shumë tubime në nivele lokale, nëpër nëndegë, lagje, fshatra në tërë Kosovën.

Rizgjohet LDK-ja me tubime masive ku marrin pjesë shumë qytetarë

Ditë më parë administrata e LDK-së në Prishtinë në bashkëpunim me degët ka përpiluar orare, me disa vizita të kryetarit Isa Mustafa në degët dhe nëndegët e LDK-së. Vizita këto që po pasqyrohen në media. Agjenda e vizitave të akademik Isa Mustafa dhe bashkëpunëtorëve përfshinë vizita në të gjitha degët e partisë, sikurse në: Prishtinë, Prizren, Suharekë, Malishevë, Gjilan, Viti, Ferizaj, Obiliq, Junik, Novobërdë dhe në degët e nëndegë të tjera.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni shtunën dhe të dielen në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat