Haziri: Ndërtimin e shtetit, e kemi obligim ndaj dëshmorëve

Kosova

Haziri: Ndërtimin e shtetit, e kemi obligim ndaj dëshmorëve

Më: 18 prill 2014 Në ora: 22:11

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qëndruar sot, në një vizitë, në familjen e Muhamet Ibrahimit, në nderim të sakrificës së tij, i cili para 15 vjetëve u vra nga forcat paramilitare serbe, në hyrje të fshatit Malishevë.
Kryetari Haziri tha me këtë rast se sakrifica e Muhametit dhe gjithë martirëve e dëshmorëve të kombit, ka bërë që Kosova fillimisht të gëzoj lirine, e më pas të kurorëzohet me pavarësi.

Kreu i Gjilanit rikonfirmoi se Komuna do të kujdeset për familjet e martirëve e dëshmorëve, dhe në këtë mënyrë, ata që dhanë gjënë më të shtrenjtë, do të pushojnë të qetë.

“Sakrifica e bashkëvendësve tanë, që vunë themelet e lirisë së vendit, është obligim yni i përhershëm që të vazhdojmë ta çojmë amanetin e tyre të ndërtimit të shtetit. Përkujtimi për martirët e dëshmorët, përulja për ta, kujtimi i veprave të tyre, do të jetë përherë minimal, në krahasim me sakrificën të cilën ata kanë bërë, që ne sot të jemi të lirë”, ka thënë Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat