Bajram Rexhepi: Florin, mos fol pa fakte!

Kosova

Bajram Rexhepi: Florin, mos fol pa fakte!

Më: 17 prill 2014 Në ora: 14:41

Deklaratat e Florin Krasniqit, kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, i cili dje tha se një pjesë e policëve të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, janë të përfshirë në krim të organizuar në Kosovë, kanë ngjallur reagime të shumta.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë për publiku.net se, nuk ka aspak dyshim se policia e Kosovës është duke kryer punën në nivelin më të lartë.
Ne kemi bindjen që policia është në nivelin më të lartë,mirëpo, nëse Z. Krasniqi ka ndonjë argument, është mirë të shkojë në polici dhe të marrim masa menjëherë", ka thënë Rexhepi për publiku.net

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat