Vetëm tribunali mund të ç’rrënjosë krimit qeveritarë anembanë Kosovës

Kosova

Vetëm tribunali mund të ç’rrënjosë krimit qeveritarë anembanë Kosovës

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 16 prill 2014 Në ora: 16:56

Krijimi apo jo i një tribunali, përkatësisht gjykate speciale për krimet e kryera në Kosovë duket se ka marrë zgjidhje përfundimtare. Tashmë u takon liderëve të partive të bindin deputetët, pra që të japin verdiktin, votat e tyre në Kuvend.

Kjo gjë është qartësuar të mërkurën, pasi ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson, ka mbledhur mëngjesin e së mërkurës, të gjithë liderët e partive politike në Kosovë, me të cilët ka diskutuar për mundësitë e votimit të Gjykatës Speciale (Tribunalit), dhe vazhdimin e mandatit të EULEX-it nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Këtë takim e ka konfirmuar për Gazetën “Bota sot”, Ambasada amerikane në Prishtinë. “Ambasadorja ishte nikoqire e takimit të mëngjesit të sotëm si pjesë e përpjekjeve në vazhdim për të përkrahur agjendën e rëndësishme legjislative të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-së, dërguar Gazetës “Bota sot”.

Por, formimi i këtij Tribunali, akoma nuk dihet saktë se cilat raste do ti trajtoj, përveç aktakuzave të supozuara të Dick Martyt. Se a duhet që ti hetoj edhe rastet e krimit të organizuar, analistët politik japin shpjegime të ndryshme.

Publicisti dhe analisti Skënder Zogaj, thotë për Gazetën “Bota sot”, se, nuk e beson që Tribunali të jetë formuar për hatër të Dick Martyt dhe me qëllimin e vetëm që të shqyrtojë raportin e tij me dyshime te supozuara te cilat, “pa dashur që të paragjykojmë, jemi të bindur se, janë përpjekje e porositur nga qarqet antishqiptare...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat