Kurti: ​EULEX të jap llogari për 1.5 miliard eurot e shpenzuara

Kosova

Kurti: ​EULEX të jap llogari për 1.5 miliard eurot e shpenzuara

Më: 14 prill 2014 Në ora: 19:42

Lideri i VV Albin Kurti, dhe nënkryetarja Aida Dërguti, pritën në takim z. Samuel Zhbogar, Përfaqësues Special i BE-së për Kosovë, i shoqëruar nga znj. Blerta Bejtullahu, analiste politike.

Në takim është diskutuar për situatën dhe zhvillimet aktuale politike dhe socio-ekonomike në Kosovë dhe rajon ,luftimin e korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik.

Vëmendje e veçantë iu kushtua sundimit të ligjit dhe drejtësisë, me theks të posaçëm mbi vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe themelimin e gjykatës së veçantë, për të cilat do të vendos Kuvendi i Kosovës.
VV ka perseritur qëndrimet rreth çështjes së EULEX-it , dhe krijimin e Gjykatës Speciale.

“EULEX-i nuk ka qenë as i drejtë e as parimor që të sjellë drejtësi e rend dhe në kohën kur do të duhej të jap llogari për 1,5 miliardë euro të taksapaguesve evropianë të shpenzuara në këto gjashtë vjet del imponimi i Gjykatës së Veçantë për Kosovën pa e pasur njëherë një të tillë për Serbinë ” .BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat