Ja si i masakronin serbët prindërit, në prani të fëmijëve

Kosova

Ja si i masakronin serbët prindërit, në prani të fëmijëve

Më: 14 prill 2014 Në ora: 17:45

Atentati mbi trupin e Prof. Dr. Fehmi Aganit, edukatorit të shumë gjeneratave, njeriut i cili tërë jetën e futi në funksion të së mirës së popullit të vetë, ideologut dhe demiurgut të shumë ideve përparimtare në shoqërinë e terrorizuar shqiptare në Kosovë, krijuesit dhe autorit të shumë teksteve shkollore e Universitare, politikanit dhe elitistit me stil të veçantë shkencor, e parasëgjithash njeriut tejet modest në kontaktet me gjitha nivelet e hiperbolizuara shoqërore, është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, farefisin, lagjen e qytetin ku jetonte por është humbje për mbarë kombin shqiptarë të Kosovës. Emri, figura dhe erudicioni i tij, lirisht do të thoshim i takon plejadës së tipit: të Ismail Qemalit, Azem Bejtës, dhe Adem Jasharit.
Atentati ndajë, profesorit tim dhe shumë gjeneratave tjera të mëhershme, nuk është vetëm atentat ndajë tij personalisht, por parasëgjithash, është ATENTAT ndajë popullit të rilindur shqiptar të Kosovës, që në ditët e bizaritetit mbi te, po e kalon provimin e historisë. Provim, ky që së ka më fuqi që do ta ndalë askush!
Provim, ky për të cilin ishte përgatitur edhe i ndjeri profesor!

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat