EULEX-i kërcënon situatën e sigurisë në veri, vlerësojnë kryetarët e komunave veriore

Kosova

EULEX-i kërcënon situatën e sigurisë në veri, vlerësojnë kryetarët e komunave veriore

Më: 11 prill 2014 Në ora: 09:31

EULEX- i është duke vazhduar me injorimin e kërkesave të përfaqësuesve legalë të popullatës serbe të veriut dhe respektit ndaj Policisë së Kosovës në veri, si strukturë e vetme përgjegjëse për siguri, rend dhe ligj në veri të Kosovës. Me vazhdimin e një politike të tillë dhe mënyrën e veprimit të misionit të EULEX-it, kërcënohet seriozisht siguria e përgjithshme në veri, duke marrë parasysh se popullata serbe po trajtohet në mënyrë të pabarabartë.

Kështu u tha gjatë takimit të jashtëzakonshëm mes përfaqësuesve të katër komunave veriore, atyre të Policisë së Kosovës në veri dhe përfaqësuesve të EULEX-it në Zveqan, lidhur me aksionin e djeshëm të EULEX-it për arrestimin e një personi në Zupç të Zubin Potokut.

“Askund në botë policia nuk është e margjinalizuar sikurse në veri të Kosovës, ndërsa, popullata e tërë të trajtohet si e dyshuar për krime të ndryshme, të jetë e kriminalizuar në vazhdimësi, dhe të akuzohet për mos zbatim të rendit dhe ligjit. Një praktikë e tillë, e cila injoron në plotëni Policinë e Kosovës, mund të sjellë deri te braktisja e këtij institucioni nga pjesëtarët e saj në veri të Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar mbrëmë, e cila është nënshkruar nga kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës, kryesuesit e kuvendeve të këtyre komunave, si dhe të ashtuquajtu rit ekipi drejtues i Bashkësisë së Komunave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat