Certifikohen 33 kandidatë që kanë dhënë provimin e Jurisprudencës

Kosova

Certifikohen 33 kandidatë që kanë dhënë provimin e Jurisprudencës

Më: 7 prill 2014 Në ora: 13:06

Sot është mbajtur ceremonia e certifikimit për 33 kandidatë të cilët kanë dhënë provimin e Jurisprudencës
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka thënë së puna në sistemin e drejtësisë nuk duhet të kuptohet vetëm si profesion, ajo është mision dhe kandidatët që kanë dhënë provimin e Jurisprudencës i kanë hapur dyert vetës që të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë, sistem në të cilin bëjnë pjesë gjykatat, prokuroritë, avokatura etj.

Po ashtu Kuçi ka thënë se institucionet e Kosovës kanë bërë punë të mirë në hartimin e legjislacionit modernë, krijimin e kushteve për punë dhe stimulimin e punëtorëve të sistemit të drejtësisë.

“Vendosja e rendit dhe ligjit, angazhimi i njerëzve për jetë të barabartë të qetë dhe të sigurt, është mision që ja kemi vënë vetës. Riemërimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve në vendin tonë ka ofruar mundësin që tani të gjenerojmë me shumë punë, kualitet, por edhe më shumë qasje të njerëzve në drejtësinë tonë. Bashkëngjitja e njerëzve në këtë sistem, besoj që do të jetë një sukses edhe më i madh për të ardhëm e sistemit tonë të drejtësisë”, ka thënë Kuçi.

Gjithashtu dhënë provimin e Jurisprudencës është përshëndetur edhe nga Kryeprokurori i Kosovës, Ismet Kabashi dhe Kryetar i Gjykatës Supreme, njëherësh Kryetarë i Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës, Fejzullah Hasani. Ata kanë thënë se dhënia e provimit të Jurisprudencës është hapi i parë dhe shumë i rëndësishëm për inkuadrim në sistemin e drejtësisë. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat