"Tribunali për Kosovën", Jahjaga: Të gatshëm që të bashkëpunojmë me drejtësinë ndërkombëtare

Kosova

"Tribunali për Kosovën", Jahjaga: Të gatshëm që të bashkëpunojmë me drejtësinë ndërkombëtare

Më: 5 prill 2014 Në ora: 18:49

Presidentja Jahjaga ka ripërsëritur qëndrimin se Kosova është e gatshme që të bashkëpunojë me drejtësinë ndërkombëtare për të përmbyllur, siç ka thënë ajo, një kapitull të rëndë të historisë së Kosovës.
Jahjaga në një intervistë për Zërin e Amerikës ka ritheksuar gatishmërinë e Kosovës që të bashkëpunojë me drejtësinë ndërkombëtare.

"Sa i përket çështjes së Gjykatës së Veçantë është një proces ndërinstitucional që dëshmon gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar me drejtësinë ndërkombëtare me qëllim të përmbylljes së një kapitulli të rëndë të historisë sonë dhe duke përcaktuar përgjegjësinë individuale. Jemi të bindur se kjo ëshrë rruga e vetme për tiu mbetur besnik idealeve dhe vlerave mbi të cilat kemi ndërtur dhe kemi krijuar shtetin tonë, shtetin e pavarur të Republikës së Kosovës. Gatishmëria e jonë për të bashkëpunuar me drejtësinë ndërkombëtare duhet të jetë edhe një shembull për inkurajimin e vendeve tjera të rajonit për tu përballur me të kaluarën e tyre" ka thënë ajo.

Jahjaga ka folur edhe rreth zgjedhjeve dhe ndikimit që do të mund të kenë ato në mandatin e saj si Presidente duke thënë se ka "mandat të plotë" që është i garantuar me Kushtetutë dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat