Osmani: Rinia - kapitali jonë i çmuar, potenciali pa të cilin Kosova s’mund të bëjë hapa përpara

Kosova

Osmani: Rinia - kapitali jonë i çmuar, potenciali pa të cilin Kosova s’mund të bëjë hapa përpara

Më: 19 mars 2024 Në ora: 11:39
Presidentja Vjosa Osmani në Lipjan

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ditën e djeshme qëndroi në Lipjan, ku bashkë me të parin e kësaj komune, Imri Ahmeti, zhvilluan disa aktivitete.

E para e shtetit pos tjerash, pati edhe bashkëbisedim me të rinjtë e kësaj komune si dhe me gratë ndërmarrëse.

Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se rinia është kapitali jonë i çmuar, dhe potenciali pa të cilin Kosova nuk mund të bëjë hapa përpara.

Reagimi i Osmanit:

Bashkëbisedim frymëzyes me të rinjtë e komunës së Lipjanit si dhe me gratë ndërmarrëse.

Rinia është kapitali jonë më i çmuar. Është potenciali pa të cilin Kosova nuk mund të bëjë asnjë hap përpara. E ky potencial krijon rezultatet e duhura vetëm atëherë kur ka gjithëpërfshirje e barazi mes grave e burrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat