Suhareka merr vendim, për 7 mars s’lejohet asnjë dhuratë tjetër, përveç lules dhe librit

Kosova

Suhareka merr vendim, për 7 mars s’lejohet asnjë dhuratë tjetër, përveç lules dhe librit

Më: 4 mars 2024 Në ora: 15:25
Suhareka

Shumë prindër në nivel vendi, do t’i kenë zili vendimit të Komunës së Suharekës për dhuratat e 7 dhe 8 marsit.

Drejtoria e Arsimit e Suharekës ka marrë vendim që përveç lules dhe librit mësuesit nuk kanë të drejtë të pranojnë dhurata të tjera të shtrenjta. Më poshtë është vendimi:

Duke parë trendin e mënyrës se si trajtohet festa e 7 Marsit në mesin e prindërve e nxënësve tanë vite me radhë, kemi hasur në një dukuri jo shumë të pëlqyer.

Tashmë nxënësit kanë krijuar shprehinë që në vend të luleve, kartolinave apo librit si shenjë urimi për festën e mësuesve u ofrojmë dhurata nga më të ndryshmet e më të shtrenjtat, Pranimi i këtyre dhuratave nga mësimdhënësit ka bërë që të thellohet ndjenja e pabarazisë te nxënësit, andaj Drejtoria e Arsimit vendosi si në dispozitiv të këtj vendimi…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat