Mbahet trajnimi për Menaxhimin e Qëndrueshëm të Trashëgimisë Kulturore/Natyrore

Kosova

Mbahet trajnimi për Menaxhimin e Qëndrueshëm të Trashëgimisë Kulturore/Natyrore

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 18:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Është mbajtur në Deçan Workshop Trajnimi për Menaxhimin e Qëndrueshëm të Trashëgimisë Kulturore/Natyrore, Potencialet e rajonit ndërkufitar si pjesë e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik”.

Në kuadër të projektit Rilindja Kulturore nga Liqeni i Shkodrës në Kosovë – Udhëtimi në Kohë, ky trajnim dyditor është mbajtur më 22 dhe 23 Shkurt 2024, në Belle Resort.

Aty janë diskutuar tema mbi menaxhimin e qëndrueshëm të trashëgimisë kulturore/natyrore.

Projekti zbatohet nga Fondi për Zhvillim Komunitar – CDF dhe partnerët e tij Komuna e Klinës, Qendra për Iniciativa të Qëndrueshme të Turizmit (CSTI) dhe Organizata Kombëtare e Turizmit të Malit të Zi (NTO).

Kjo punëtori gjithëpërfshirëse e trajnimit synon t’i pajisë pjesëmarrësit me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për ruajtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë të pasur kulturore dhe natyrore, si në Kosovë ashtu edhe në Mal të Zi, në mënyrë të qëndrueshme dhe t’i fuqizojë individët me mjetet e nevojshme për të kontribuar në ruajtjen e qëndrueshme të trashëgimisë të paçmuar.

Punëtoria dyditore e trajnimit do të mbledhë përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e objekteve të trashëgimisë natyrore/kulturore, ekspertë të trashëgimisë kulturore, ekspertë të turizmit dhe ekspertë të tjerë të fushës, përfaqësues nga institucionet lokale dhe qendrore si në Kosovë ashtu edhe në Mal të Zi.

Punëtoria e trajnimit do të mbulojë temat e mëposhtme: – Këshilli Global i Turizmit të Qëndrueshëm (GSTC) që shërben si standarde globale për qëndrueshmërinë në udhëtime dhe turizëm: – Menaxhimi i qëndrueshëm i vizitorëve dhe menaxhimi i ndikimit turistik sipas standardeve dhe praktikave më të mira rajonale dhe ndërkombëtare dhe në përputhje me legjislacionin përkatës; – Turizëm i qëndrueshëm në zonat e mbrojtura; – Tendencat në teknologjitë TIK në interpretim; – Prezantimi i një modeli bashkëpunimi dhe partneriteti të sektorit publik me komunitetin akademik, OJQ-të etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat