Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim: Shumë persona kanë thyer gjymtyrët në Brezovicë gjatë së dielës

Kosova

Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim: Shumë persona kanë thyer gjymtyrët në Brezovicë gjatë së dielës

Më: 28 janar 2024 Në ora: 23:46
Brezovicë

Sot [diel] në qendrën e skijimit në Brezovicë ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim u kanë dalur në ndihmë qytetarëve të cilët kishin nevojë.

Sipas njoftimit të kësaj shoqate shumë qytetarë kanë pësuar lëndime gjatë skijimit si: thyerje të gjymtyrëve, lëndime të gjurit dhe alkoolit të tepruar.

“Gjithsej sot kemi ndërhyrë në 6 raste me 8 të lënduar”, njofton Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

Ndryshe, edhe në temperatura nën zero gradë Celsius, edhe pista e skijimit në fshatin Bogë në Pejë sot ka joshur dhjetëra turistë nga zona të ndryshme të vendit në një ditë me diell në fund të janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat