Punësim nëpërmjet shtetit, funksionon në çdo komunë

Kosova

Punësim nëpërmjet shtetit, funksionon në çdo komunë

Më: 28 janar 2024 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Mundësi të punësimit ka edhe nëpërmjet institucioneve të shtetit. Zyrat për Punësim janë në çdo komunë. Ato në shumë raste zbatojnë edhe projekte të ndryshme.

Në Vitin 2023, rreth 600 aplikacione te reja janë paraqitur në Zyrën e Punësimit nga qytetarët e Ferizajt. Mes tyre janë edhe Lumturije Jashari e Yll Deliu.

"Kam ardhur në zyrën e punësimit jam paraqitur si punëkërkuese i kam ndjekur trajnimet rregullisht dhe prej trajnimeve jam punësuar dhe i ftojë edhe të tjerët që të paraqiten në entin e punësimit”, thotë Lumturije Jashari, punëkërkuese

"Unë si infermier kam ardhur këtu tek Qendra e Punësimit kam kërkuar punë kam kryer trajnimet e nevojshme pastaj edhe praktikën e tani më ka ndihmuar shumë që me e zhvillu punën”, thotë punëkërkuesi tjetër Yll Deliu.

Në Zyrën e Punësimit në Ferizaj thonë se këtë vit po zbatohet një pilot projekt i përkrahur nga Këshilli i Evropës “Garanci për të rinjtë”

 Çdo i ri që vije këtu tek ne brenda disa do të aftësohet për tregun e punës si dhe do të ndërmjetësohet në punësime. Kur them që do të aftësohen i rekomandojmë ata në qendrat e aftësimeve që të kryejnë trajnimet e duhura certifikohen dhe të ndërmjetësohet në punë të rregullt”, thotë Naim Gashi, drejtor i Zyrës së Punësimit në Ferizaj.

Zyrën për punësim në Ferizaj ka bërë apel tek të gjithë të rinjtë që të aplikojnë në programet dhe skemat e ndryshme në mënyrë që në të ardhmen të punësohen sa më lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat