Parashikimi i motit për të enjten

Kosova

Parashikimi i motit për të enjten

Më: 11 janar 2024 Në ora: 00:16
Ilustrim

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit lokalisht pritet të ketë vranësira të ulëta nëpër ultësira.

Nëse vranësirat mbesin të pranishme, në ato zona nuk do të ketë luhatje të ndjeshme të temperaturave.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 10-25 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -7 deri në -3°C, ndërsa ato maksimale prej 0 deri në 5°C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat