​Qerimi: Kemi hartuar strategjinë e re zhvillimore për Universitetin e Prishtinës

Kosova

​Qerimi: Kemi hartuar strategjinë e re zhvillimore për Universitetin e Prishtinës

Më: 7 janar 2024 Në ora: 14:53
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi e konsideron 2023-ën si një vit të suksesshëm.

Ai në një intervistë për KosovaPress thotë se gjatë 2023-së kanë nisur me digjitalizimin e shërbimeve për studentë dhe për herë të parë kanë dizajnuar një skemë të re bursash për master dhe doktorale, një program të praktikës me pagesë për studentët.

Qerimi thotë se universiteti ka financuar për herë të parë projekte për secilën njësi akademike në vlerën deri në 25 mijë euro.

Qerimi: Ka qenë vit i suksesshëm për Universitetin “Hasan Prishtina”

“Ka qenë vit shumë dinamik, dhe e konsideroj në shumë drejtime se ka qenë një vit i suksesshëm. Një prej çështjeve të para që kam ndjekur bashkë me stafin, ka qenë digjitalizimi i shërbimeve për studentë, dhe këtë e kemi arritur në një mënyrë të konsiderueshme... 01:31 Po ashtu, kemi dizajnuar për herë të parë një skemë të re bursash për studentët e studimeve master , doktorate dhe gjithashtu kemi dizajnuar një program të praktikës me pagesë për studentët tanë. Kemi lidhur një seri marrëveshjesh me partnerë të ndryshëm nga sektori privat, një rritje konstante në rangimet universitare të Universitetit në rritjen e citimeve dhe në shumë fronte të tjera. 09:08 Universiteti ka financuar për herë të parë vitin që lamë projekte në një shkallë më domethënëse për secilën njësi akademike në vlerën deri në 25 mijë euro dhe ideja është që ne të rrisim këtë shumë për projekte kërkimore për stafin tonë akademik,” tha Qerimi.

Sa i përket projekteve, rektori Qerimi ka folur për ndërtesën e re të Fakultetit të Shkencave matematike-natyrore që pritet të përfundojë në 2024-tën, teksa për herë të parë ka menaxhuar dhe hartuar një plan veprim për barazi gjinore, të komunikimeve të qëndrueshmërisë për UP-në.

Qerimi: Projekte të shumta në vitin 2024

“Aktualisht, jemi duke e ndërtuar një ndërtesë të re për Fakultetin e Shkencave matematike-natyrore që pritet të përfundojë në vitin që vjen dhe kjo do të jetë godinë kryesisht moderne, e dizajnuar mbi bazën e parametrave më të avancuar ndërkombëtare... 08:06 Në shumë drejtime, janë vazhdimësi e asaj çfarë ne e kemi nisur në vitin 2023, ne kemi hartuar dhe menaxhuar një strategji të re zhvillimore për universitetin, kemi konceptuar dhe miratuar për herë të parë një plan veprimi për barazinë gjinore, komunikimeve, një plan të qëndrueshmërisë për universitetin dhe ideja është që të lëvizim në drejtim të zbatimit të këtyre dokumenteve të rëndësishme strategjike e zhvillimore për UP-në. Në funksion të objektivave strategjike është një shkallë më e lartë e ndërkombëtarizimit dhe hapjes së institucionit dhe rekrutimeve për staf të ri cilësor që është i krahasueshëm me stafin akademik të universiteteve tjera partnere, një rritje më e madhe e produktivitetit akademik,” tha ai.

Rektori Qerimi thotë se kanë nënshkruar rreth 500 marrëveshje ndërkombëtare, si dhe kanë ofruar 500 kurse në gjuhën angleze, dhe ka krijuar për herë të parë disa programe me të cilat UP do të ketë një numër të studentëve ndërkombëtarë që do të vijnë për studime.

Qerimi: Mbi 500 marrëveshje ndërkombëtare

“Unë kam paraqitur një plan konkret dhe të matshëm. Mendoj që është zbatuar praktikisht në tërësi sa i përket pjesës që na takon. Ka disa veprime qe mund të mos varen nga ne. Ne e kemi miratuar çështjen e statutit të universitetit, në Senatin e universitetit. Unë e konsideroj si objektiv timin të përmbushur. Tash i takon Kuvendit të veprojë sa i përket ratifikimit të tij formal... 10;54 Çështje të tjera si financimi i librave, mbështetja e projekteve kërkimore, punimeve akademike, rritjes së shkallës, UP ka mbi 500 marrëveshje ndërkombëtare, ofrojmë mbi 500 kurse në gjuhën angleze, kemi krijuar për herë të parë disa programe, do të kemi një numër të studentëve ndërkombëtarë që do të vijnë në UP për të studiuar,” u shpreh Qerimi.

Ndryshe, rreth 6 mijë studentë janë regjistruar në Universitetin e Prishtinës gjatë vitit 2023, ku shumica janë orientuar në drejtime të ndryshme si mjekësi, psikologji, edukim dhe juridik. Ndërsa drejtimet më pak të përzgjedhura ishin bujqësia, veterinaria dhe shkencat. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat