SHSKUK: Iu shpëtua jeta një 75-vjeçari, u krye një ndër ndërhyrjet më komplekse në fushën e kardiologjisë invazive

Kosova

SHSKUK: Iu shpëtua jeta një 75-vjeçari, u krye një ndër ndërhyrjet më komplekse në fushën e kardiologjisë invazive

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se i është shpëtuar jeta një pacienti 75-vjeçar, R.M, që kishte pësuar infarct akut të miokardit.

“Reagimi i shpejtë, me kohë dhe profesional nga stafi shëndetësorë i QKUK-së,  ka bërë që pacientit R.M., 75 vjeçar, t’i shpëtohet jeta dhe t’i kthehet jetës normale. Pacienti kishte ardhur në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, pasi kishte pësuar infarkt akut të miokardit,  gjendje pas implantimit të CRT, Cardiomyopathy Dilatativa, Insuficiencë e avancuar kardiake, si dhe sëmundje e sheqerit.”

Pacientit fillimisht i është bërë koronarografia dhe është vërtetuar që ka ngushtime të avancuara të arterieve koronare.

“Fillimisht pacientit i ishte bërë Koronarografia dhe  vërtetohet se ka ngushtime (stenoza) të avancuara të arterieve koronare, duke përfshirë edhe trungun e përbashkët (left main). Për shkak të kompleksitetit së sëmundjes kardiake (zemër e dilatuar, me fraksion ejeksioni rreth 25%, me pajisje sinkronizuese të zemrës – CRT të implantuar me herët), konziliumi kardiologë- kardiokirurgë vendosi për stentimin e trungut të përbashkët (unprotected left main coronary artery disease), pasi që pacienti ka rrezikshmëri të lartë për operacion të hapur (by-pass).”

Është bërë stentimi LM- LAD dhe kjo paraqet një ndër ndërhyrjet më komplekse në fushën e Kardiologjisë invazive.

“Stentimi i kryer në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është trajtuar me sukses stentimi i LM-LAD tek pacienti 75 vjeç, dhe kjo paraqet një nga ndërhyrjet më komplekse në fushën e Kardiologjisë Invazive. Trajtimi i tillë bëhet vetëm në qendrat e njohura të kardiologjisë invazive në botë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat