​Parandalohet një rast kontrabande me mallra nga Serbia në Kosovë

Kosova

​Parandalohet një rast kontrabande me mallra nga Serbia në Kosovë

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 20:48
Ilustrim

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës sot kanë parandaluar një rast kontrabande me mallra nga Serbia në Karaqevë e Epërme të Kamenicës.

Me këtë rast është identifikuar dhe ndaluar një furgon “VW LT”, ngjyrë e bardhë me targa vendore, drejtuar nga një i dyshuar i gjinisë mashkullore, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga policia.

Gjatë kontrollit është vërejtur se i dyshuari kishte të ngarkuar në automjet rreth 1.005 kilogramë foli plastike (ambalazh), për të cilat nuk kishte asnjë dokument.

Sipas mbishkrimeve, malli dyshohej se ishte me origjinë nga Serbia dhe vlera e tij në treg është mbi 13.000 euro.

Me urdhër të prokurorit kompetent malli kontrabandë është konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat