​Ngjarjet e datës 13 dhjetor

Kosova

​Ngjarjet e datës 13 dhjetor

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 22:15
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), mbështetur nga Programi i USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, do të mbajë eventin lansues për tri shërbime të reja elektronike të Administratës Tatimore të Kosovës. (Hotel “Swiss Diamond”, salla “Dyar”, Prishtinë, ora 10:00)

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë KOMF ndan çmimet vjetore për gazetarë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe mirënjohjeve vjetore “Mik i fëmijëve”. (Mensa “Ramiz Sadiku”, rruga “Johan F. Hahn”, Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të memorandumeve të mirëkuptimit 2024-2026 ndërmjet komunave dhe strehimoreve për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje në Gjilan dhe Ferizaj. Marrin pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, Avokati i Popullit, Naim Qelaj. (Hotel “Astoria”, Gjilan, ora 10:00)

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Jeffrey Hovenier viziton kolegjin IBCM në Mitrovicë. (Ora 10:30)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton raportin e punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 11:00)

Telekomi i Kosovës mban takimin e fundvitit ku do të organizojë tryezën e rrumbullakët “Telekomi raporton për një vit të suksesshëm, investime, ristrukturim, borxhe minimale”. (Telekomi i Kosovës, lagjja “Dardania”, Prishtinë, ora 13:00-14:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton raportin me amendamente të Komisionit funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për metrologji. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Ish-eprori i UÇK-së Haxhi Shala do të paraqitet për herë të parë para Dhomave të Specializuara të Kosovës. (Hagë, ora 14:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat