​Mbahet aksioni tradicional për dhurim vullnetar të gjakut në Pjetërshticë të Shtimes

Kosova

​Mbahet aksioni tradicional për dhurim vullnetar të gjakut në Pjetërshticë të Shtimes

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 18:44
Qemajl Aliu

Nën moton “Dhuro gjak – Shpëto jetë!” për festën e 28 Nëntorit, Iniciativa Vullnetare e fshatit Pjetërshticë, në ambientet e shkollës “Idriz Ajeti” ka organizuar aksionin e shtatë tradicional për dhurimin vullnetar të gjakut.

Në mbështetje të këtij aktiviteti vullnetar dhe human, kryetari i Komunës, Qemajl Aliu me bashkëpunëtorë ishte sot në fshatin Pjetërshticë për t’i falënderuar të gjithë qytetarët vullnetmirë që kanë dhuruar gjak.

Njëherësh, kryetari Aliu ka falënderuar edhe Iniciativën Vullnetare të Pjetërshticës për këtë organizim human dhe domethënës.

Ndryshe, për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar, në vazhdën e aktiviteteve, Iniciativa Vullnetare e Pjetërshticës, sot ka organizuar edhe një drekë tradicionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat