Miratohet projektligji për Rininë dhe për Regjistrin e Pronarëve Përfitues

Kosova

Miratohet projektligji për Rininë dhe për Regjistrin e Pronarëve Përfitues

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 11:33
Qeveria e Kosovës

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar shqyrtimi i projektligjit për Rininë. Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë e Sportit, Daulina Osmani, deklaroi se projektligji në fjalë e përditëson politiken rinore në përputhje me praktikat më të reja për t’i shërbyer rinisë së sotme.

“Kemi propozuar mekanizma të rinj, kemi mundësuar që të rinjtë të kenë mbështetje më të madhe për aktivitete e tyre, kemi hapur mundësinë që të rinjtë tanë që të kontribuojnë në shoqërinë tonë”, deklaroi mes tjerash Osmani.

Përveç kësaj, është miratuar dhe Projektligji për Regjistrin e Pronarëve Përfitues. Lidhur me këtë, kryeministri i vendit, Albin Kurti deklaroi se projektligji ka për qëllim mbulimin e informacionit mbi përfituesit e fundit të një shoqërie tregtare, duke qenë kësisoj mjet i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit e shpëlarjes së parave.

“Mbi të gjitha do të tregojë saktë se kush përfiton nga paraja publike e  ndarë me prokurim publik dhe kështu do ta rrisë transparencën e llogaridhënien qytetare”, theksoi Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat