KPK-ja miraton listat e aplikantëve për kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Prokurorisë Speciale

Kosova

KPK-ja miraton listat e aplikantëve për kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Prokurorisë Speciale

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 12:10
Ilustrim

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Prokurorial të Kosovës janë miratuar listat përfundimtare të aplikantëve për pozitën e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës dhe kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale.

Ndër aplikantët në garë për pozitën e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës është veç Zejnullah Gashi.

Ndërkaq, për pozitën e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, në garë janë Blerim Isufaj, Valdet Gashi, Atdhe Dema dhe Naim Abazi.

Në këtë mbledhje do të diskutohet lidhur me procesin e emërimit të kryeprokurorëve të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Media ka siguruar agjendën e takimit, ku përfshihet kundërshtimi nga prokurorja Fitore Sadikaj në lidhje me vendimin e Kryesuesit të Këshillit për moskonfirmimin e statusit të kandidatit për pozitën e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Po ashtu, KPK-ja ka vendosur përjashtimin e prokurores Fitore Sadikaj nga gara për kryeprokuror të Prokurorisë Themelore, ndërsa Florie Shanolli është përjashtuar nga gara për kryeprokuror të Prokurorisë Speciale.

Vendimet janë marrë sipas tyre, pasi të njëjtat nuk i kanë plotësuar kriteret për pozitën e caktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat