Djali i Ismet Racit, zgjidhet kryetar i LDK-së në Klinë

Kosova

Djali i Ismet Racit, zgjidhet kryetar i LDK-së në Klinë

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 14:14
Dega e LDK-së në Klinë

Dega e LDK-së në Klinë përmbylli procesin e saj zgjedhor, duke zgjedhur kryetarin e ri të Degës, Alban Rraci.

Në këtë kuvend zgjedhor kanë marrë pjesë edhe zyrtar të këtij subjekti nga qendra.

“LDK është dhe mbetet lidhje rugoviste. Dega e Klinës ka një histori të bujshme dhe mbetet unike. Ajo ka kapacitete dhe potenciale që të kthehet në forcën kryesore politike në Komunën e Klinës, aty ku e ka vendin.

Klina meriton të qeveriset nga LDK – Alban Rraci me bashkëpunëtoret e tij janë të vendosur që t’i shërbejnë qytetarëve të Komunës së Klinës”, ka shkruar zyrtari i LDK-së Shkëmb Manaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat