Azemi: Rritja e pagave për punëtorët teknik në QKUK është e mirëseardhur, por jo e mjaftueshme

Kosova

Azemi: Rritja e pagave për punëtorët teknik në QKUK është e mirëseardhur, por jo e mjaftueshme

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 14:10
Jusuf Azemi

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se pas shumë presioneve ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, sot është arritur që paga e punëtorëve teknik në QKUK të rritet deri në 402 euro.

Ngritjen e pagave, Azemi e konsideroi të vonshme, por edhe të pamjaftueshme duke përfshirë edhe kushtet e punës në të cilat përballen çdo ditë punëtorët teknik.

Po ashtu ai u shpreh i pakënaqur edhe me pagat e punëtorëve teknik në shkollat e Prishtinës, derisa theksoi edhe rrezikshmërinë më të cilën përballën punëtorët në sektorin e ndërtimtarisë.

Azemi: Pas shumë presioneve kemi arritur ngritjen e pagave ne 402 euro për punëtorët teknik në QKUK

“Kemi pasur shtyrje, kemi pasur mosmarrëveshje, mospajtime në mes të sindikatës dhe në mes Ministrisë së Shëndetësisë, komunikimi nuk ka qenë në nivelin e duhur. Çka duhet pas publikimit të kësaj kontrate të cilët këta punëtore paguhen 402 euro ne jemi pajtuar me Ministrinë Shëndetësisë, por i kemi treguar edhe të metat të cilat i kemi pasur njëra e tjetrën. Unë shpesh herë ndoshta kam qenë i ashpër karshi ministrit, por ndoshta mund të ketë edhe arsyeje, sepse duhet të zgjidhet problemi. Në anën tjetër po themi që edhe unë kam pasur vërejtët e mia, karshi ministrit të Shëndetësisë dhe jemi vonuar në këtë çështje” tha Azemi.

Azemi tha se stafi i punëtorëve teknik e kanë mirëpritur rritjen pagës, por se vazhdojnë kërkesat e tyre për përmirësimin e kushteve të punës.

Azemi: Rritjen e pagave e kemi mirëpritur, por vazhdojnë kërkesat për kushtet e punës

“Kjo pagë aspak nuk është e mjaftueshme kjo pagë, për koston çfarë e kemi në fakt unë dje e thash rreth 70% e spitaleve i ka vizituar dhe një formë është një frymëzim më vital, më social nuk janë të kënaqur, por megjithatë e kanë mirëpritur këtë rritje dhe kur i ka pyetur se si të veprojmë të futim ndonjë grevë ose protestë ata e kanë lënë në kompetencë të sindikatës, dhe unë si kryetarë kam marrë vendim që kjo mos të ndodhë sepse edhe nëse e marrim me Ligjin e pagave të cilat janë në sektorin publik... Po e përsëris se ndoshta njerëzit mendojnë se ne nuk dimë t’i respektojmë vlerat, por ka qenë një ngritje solid , jo e mjaftueshme por ministrit i themi faleminderit” shtoi ai.

Kryetari i sindikatës Azemi punëtorët më të rrezikuar në vendin e punës i cilësoi ata në sektorin e ndërtimtarisë, derisa tha se këtë vit janë 20 punëtorë të cilët kanë humbur jetën në vendin e punës.

Fajtor për këtë numër kaq të madh, ai e konsideroi edhe mungesën fuqisë punëtorë të kualifikuar.

Azemi: Punëtorët më të rrezikuar janë ata në sektorin e ndërtimtarisë, 20 punëtorë të vdekur në vendin e punës

“Punëtorët e ndërtimtarisë normal që gjithherë kanë qenë të parët nga rrezikshmëria e punës, tani rrezikshmëria është shumë më e madhe se që ka qenë fatkeqësisht këtë vit. Kemi 20 punëtorë që kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës. Pse ka ardhur ky numër kaq i madh, sepse punëtorët e kualifikuar punëtoret që kanë qenë të edukuar për rreziqet në vendet e tyre te punës, pjesa më e madhe kanë ikur dhe tani në treg ka hyrë fuqia e re punëtore e cila nuk e ka atë kualifikim siç duhet. Pronarët e kompanive nuk po shtojnë kujdes sa duhet siç duhet, i cili kujdes është i obliguar i cili në vendin kur hyn në objektin për të punuar pronari kompanish është i obliguar të njoftojë me rrezikun që e ka dhe po e përsërisim as inspektorati punës deri më tani nuk e ka kryer detyrën dhe obligimet që i ka në raport me punëtorët dhe punëdhënësin” tha ai. 

Azemi paralajmëroi se nëse deri në fund të këtij viti nuk plotësohen kushtet e punës për punëtorët teknik në sektorin e mjekësisë, arsimit dhe ndërtimtarisë do marrin vendim si sindikatë për ndërprerje të punës.

Nw fund Azemi u shpreh se për shkak të mungesës së punëtorëve në Kosovë, kompanitë po i zëvendësojnë më punëtorë të ardhur nga Bangladeshi, që sipas tij, nuk është aspak në të mirë të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat