Rritet numri i turistëve në Kosovë, kryeson rajoni i Pejës

Kosova

Rritet numri i turistëve në Kosovë, kryeson rajoni i Pejës

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 17:30
Peje

Në muajin gusht të këtij viti, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 71 mijë e 232, prej tyre 35,83 për qind, ishin vendorë dhe 64,17 për qind ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin gusht të vitit 2022 (sa ishin 60 mijë e 952 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve për 16,7 për qind.

Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se numri i net-qëndrimeve ishte 166 mijë e 377, prej tyre 44,05 për qind nga vendorët dhe 55,95 për qind nga të huajt.

Sipas ASK-së numri i vizitorëve të brendshëm dhe net qëndrimet e tyre sipas rajoneve, numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm e ka rajoni i Pejës.

“Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm e ka rajoni i Pejë me 8 036 vizitorë dhe 35 149 net-qëndrime”, thuhet në raport.

ASK njofton po ashtu se, sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (gusht 2022) ka rritje të vizitorëve për 6,37%. Në total 45 711 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga: Gjermania, Shqipëria, Zvicra etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat