Krasniqi lavdëron angazhimin e të rinjve në “Muajin e Rinisë “: Energji pozitive dhe kontribut i jashtëzakonshëm në shumë fusha

Kosova

Krasniqi lavdëron angazhimin e të rinjve në “Muajin e Rinisë “: Energji pozitive dhe kontribut i jashtëzakonshëm në shumë fusha

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 13:45
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook, ka bërë të ditur se kanë përmbyllur “Muajin e Rinisë” natën e mbrëmshme të organizuar nga Rinia Demokratike e Kosovës (RDK).

“Energji pozitive dhe bashkëbisedime përmbajtjesore me të rinjtë e mrekullueshëm të Kosovës, në përmbyllje të “Muajit të Rinisë”, të organizuar nga Rinia Demokratike e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje, ai ka theksuar se “me aktivitete nga më të ndryshmet prej diskutimeve, ngjarjeve kulturore, kujdesit për mjedisin, sfidimit në sporte të ndryshme, e deri te aksionet simbolike si reagim ndaj keqqeverisjes së vendit, për një muaj rresht, djem e vajza të reja anembanë Kosovës shkëmbyen përvojat dhe idetë e tyre për të ardhmen që e ëndërrojnë këtu”.

“Mbrëmje fantastike. Krenar me të rinjtë tanë”, ka përfunduar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat