Agjenda e aktiviteteve në nderim të heronjve Ilr Konushevci e Hazir Malaj

Kosova

Agjenda e aktiviteteve në nderim të heronjve Ilr Konushevci e Hazir Malaj

Më: 5 maj 2023 Në ora: 12:36
Heronjtë Gjeneral Ilir Konushevci - Mërgimi dhe dr. Hazir Malaj

Në nderim të 25-vjetorit të rënies së Heronjve Gjeneral Ilir Konushevci - Mërgimi dhe dr. Hazir Malaj, do të zhvillohen disa aktivitete.

Më datë 8 maj 2023 në orën 10.00 do të mbahet marshi tradicional “Shtigjeve të Lirisë-Mërgimi“, në shtegun ku kanë kaluar Logjistika e parë e organizuar e UÇK-së, e cila është trasuar nga Heroi i Kosovës, Gjeneral Ilir Konushevci. Pikëtakimi i marshuesve do të jetë në Shishman, në orën 8.00, dhe do të sigurohet një autobus për 50 marshuesë, të cilët nuk kanë mundësi për sigurimin e transportit. Pikënisja e marshit do të jetë kulla e Sylejman Berishës në Prifç (Viçidol). Marshi do të fillojë në orën 10.00 dhe do të përfundojë në Shishman tek shtëpia e Xhemë Jakupit. Me këtë rast do të bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë e Plakut të Shishmanit, që ishte ndër bazat e para të UÇK-së.

Më datë 9 maj 2023, në orën 10:00, do të bëhen homazhe tek varret e heroit Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani.

Në kuadër të këtij përvjetori do të bëhet edhe vendosja e pllakave dhe gurëve memorial në bazat e para të Logjistikës së organizuar nga heroi Ilir Konushevci në këto baza dhe në këto data:

Më datë 7 maj 2023, në orën 10:00 - Vendosja e pllakës përkujtimore në shtëpinë e Haxhi Babës në Golem dhe në orën 13:00 vendosja e pllakës përkujtimore në shtëpinë e Agim Krasniqit në Tiranë.

Më datë 10 maj 2023: Zbulimi i Gurit Memorial në Shtëpinë Muze të Familjes Krasniqi në Bajram Curr, që ishte baza e UÇK-së që nga fillimet e para të organizimit, në orën 10.00. Me këtë rast, Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të shpërndajë mirënjohje për disa nga familjet që kontribuan dhe ndihmuan luftën e UÇK-së. Në orën 13:00 do të bëhet zbulimi i Gurit Memorial të Kulla e Sylejman Berishës në Prifq, e cila ishte baza tjetër e UÇK-së që nga fillimet e para të Logjistikës së organizuar për luftën për liri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat