36 raste aktive me Covid-19

Kosova

36 raste aktive me Covid-19

Më: 21 prill 2023 Në ora: 08:08
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 36.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 raste të reja me Covid-19, nga 72 testime sa janë bërë gjithsejtë.

Sipas raportit të fundit, nga Covid-19 një person ka vdekur, ndërsa janë shëruar 2 persona.

Prej fillimit me  Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,850 raste, kanë vdekur 3,216 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 270,598, njofton Ministria e Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat