Vitia takoi ambasadorin e Belgjikës, e informoi për investimet në shëndetësi

Kosova

Vitia takoi ambasadorin e Belgjikës, e informoi për investimet në shëndetësi

Më: 13 prill 2023 Në ora: 15:05
Foto nga vendngjarja

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia priti sot në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Frédéric Meurice dhe përfaqësuesen e UNFPA, Visare Mujko-Nimani.

Vitia, siç u bë e ditur në komunikatë, e njoftoi ambasadorin belg dhe përfaqësuesen e UNFPA-së për nismat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë në dy fusha; në përmirësimin e legjislacionit dhe investimet në infrastrukturën shëndetësore dhe rritjen kapaciteteve për shërbimet shëndetësore.

Ambasadori e falënderoi ministrin Vitia për pritjen dhe shprehu gatishmërinë që edhe në të ardhmen të thellohet bashkëpunimi.

Kjo me qëllim të përkrahjes së sistemit shëndetësor në Kosovë për të ofruar shërbime sa më cilësore dhe të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat