Kosova

Varroset heroi i Koshares, eprori i Brigades “Agim Ramadani" - Skėnder Rexhahmetaj

Bota Sot | 21.10.2012 20:43
Varroset heroi i Koshares, eprori i Brigades “Agim Ramadani" - Skënder Rexhahmetaj

Oficeri i karrierės Skėnder Rexhahmetaj, ndėrroi jetė tė shtunėn, ndėrsa sot u varros me nderime ushtarake nė vendlindjen e tij nė Isniq. Ai ishte nė mesin e oficerėve qė kishin pranuar tė bėheshin pjesė e organizimit ushtarak pėr Kosovėn, prej momentit kur kishte braktisur forcat jugosllave. Gjatė luftės ai u shqua veēanėrisht nė betejėn e Koshares, si pjesė e strukturės udhėheqėse tė Brigadės 138 ”Agim Ramadani” dhe themeluesi i njėsitit tė parė tankist tė UĒK-sė nė veri tė Shqipėrisė, Skender Rexhahmetaj.
Ai ishte bėrė pjesė e luftės ēlirimtare qė nė vitin 1998 duke qenė pjesė e strukturės udhėheqėse tė forcave institucionale, FARK-ut, kjo edhe do ti kushtonte pas luftės duke mbetur pas largimit nga TMK-ja, pėr vite tė tėra i pa punė, tė paktėn deri nė vitin 2009 (sa ka informacione redaksia).
Pas pėrfundimit tė luftės ai ėshtė angazhuar nė trupat e mbrojtjes tė Kosovės e mė pastaj kur me Deēanin qeverisi LDK-ja, ishte Drejtor i Drejtoratit pėr Siguri Civile dhe Gatishmėri Emergjente nė Komunėn e Deēanit.
Por, ai u bė i njohur nė Dukagjin edhe pėr mbrojtjen me dinjitet tė vlerave tė luftės dhe Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nė Tribunalin e Hagės nė Procesin gjyqėsor Haradinaj.
Sė fundi ai punonte nė detyrėn e shefit pėr planifikim dhe koordinim emergjent, nė kuadėr tė Drejtoratit pėr Mbrojtje dhe Shpėtim tė Komunės sė Deēanit.
Ndėrsa, sot pasdite ėshtė mbajtur mbledhje komemorative nė Kuvendin Komunal tė Deēanit, ku u vlerėsua kontributi i Rexhahmetajt i dhėnė gjatė luftės dhe pas ēlirimit tė Kosovės.
Kryetari i Deēanit Rasim Selmanaj tha se Rexhahmetaj tha kontribut tė madh profesional nė vijat e frontit. “Ishte mjaft aktiv nė zonat e luftės, duke dhėnė kontribut tė madh profesional nė vija tė frontit. Pas takimit tė mbajtur, me 24 maj1998 nė Gllogjan, nė komandėn e zonės operative tė Dukagjinit, mori pėrgjegjėsinė e organizimit dhe pėrgatitjeve ushtarake nė pjesėn veriore tė komunės sė Deēanit, pėrkatėsisht pėr 12 fshatra. Ishte themelues i njėsitit tė parė tankist tė UĒK-sė nė veri tė Shqipėrisė dhe u mor me stėrvitjen e ushtarėve tė kėtij njėsiti, tė cilėt mė pas treguan shkathtėsi tė larta nė vija lufte. Nė vazhdimėsi tė aktiviteteve ushtarake qėndroi stoikisht nė zhvillimet e luftės nė betejėn e Koshares, nė cilėsinė e komandantit tė batalionit tė katėrt tė Brigadės 138 Agim Ramadani dhe deri nė fund u pėrballė mė luftėn pėr Ēlirimin e Kosovės”, tha Selmanaj.
Rexhahmetaj la pas vetes pesė fėmijė dhe bashkėshorten. BS

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus