Vendi në krizë institucionale të pakapërcyeshme!

Kosova

Vendi në krizë institucionale të pakapërcyeshme!

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 19:02

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kërkon zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që e ka nisur bashkimin e të djathtës. Mustafa ka deklaruar se për të kaluar kjo situatë në të cilën gjendet Kosova, duhet të ketë zgjedhje të parakohshme.
Ndwrkohw, analisti Sadri Ramabaja thotë se në çdo vend normal, pas krejt kësaj performance tejet diskredituese të Qeverisë, rënia e saj do të ishte krejtësisht në frymën e rrjedhës logjike politike. Por, meqë vendi ynë nuk ka një demokraci normale, ai nuk pret që të ndodhë ndonjë gjë e këtillë. “Tashmë vendi është në krizë institucionale. Qeveria ë seancën e fundit të Parlamentit, për ta shpënë projektin e përfaqësuesve të korporativizmit tutje, që nënkupton privatizimin pa kushte të aseteve të vendit, organizoj bojkotimin e Kuvendit në prag të votimit të misionit të opozitës, që shihej nga diskutimet e deputetëve, se do të kalonte”, thotë ai.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat